Samir Handanoviç është kritikuar shpesh gjatë sezonit të kaluar, për paraqitje nën nivelin e pritshmërive ndaj tij, kritika që u rikthyen sërish pas ndeshjes me Torinon,raporton Top Channel.
Portali spanjoll “fichajes.net” ka shkruar mbrëmjen e sotme se Piero Ausilio ka nisur nga puna për të gjetur një pasues të sllovenit verën e ardhshme dhe në listë ka tre portierë.
Bëhet fjalë për Alphonse Areolën e PSG-së, i mbetur në stol pas vajtjes në Paris të Buffonit, Thomas Strakoshën e Lazios dhe Andre Onana i Ajaxit.
Të tre këta portierë janë rreth të 23-tave dhe përfaqësojnë një siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, pasi do të siguronin katërkëndëshin zikaltër për të paktën 10 vitet e ardhshme.
vëmendja më e madhe është ndaj portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serinë A dhe sponsorizohet edhe nga holandezi De Vrij, me të cilin ka luajtur deri para pak muajsh.