Hamilton triumfon për Çmimin e Madh të Spanjës

Për Lewis Hamiltonin, që ka pesë tituj të fituar, kjo ishte fitorja e 76-të e karrierës. Vetëm Michael Schumacher ka më shumë fitore se ai, gjithsej 91

Lewis Hamilton mundi Valtteri Bottasin në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, të cilin e fiton të tretin vit radhazi, duke siguruar fitoren e pestë të dyfishtë për Mercedesin që nga fillimi i sezonit aktual në Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fitorja e tretë e Hamiltonit në këtë sezon i mundëson një avantazh prej shtatë pikësh mbi Bottas, i cili garën e sotme e filloi më një pikë më shumë.

Max Verstappen me bolidin e Red Bull përfundoi i treti, përpara Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc nga Ferrari.

Për Lewis Hamiltonin, që ka pesë tituj të fituar, kjo ishte fitorja e 76-të e karrierës. Vetëm Michael Schumacher ka më shumë fitore se ai, gjithsej 91.