Guterres: Afrika është dëshmitare e ndryshimeve

Komentet e tij, Guterres i bëri pas takimit me kryesuesin e komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, ku tha se kontinenti flet për një sërë marrëveshjesh të paqes

Për paqen dhe bashkëpunimin në kontinent, Afrika është dëshmitare e një ndryshimi, deklaroi të shtunën kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij, Guterres i bëri pas takimit me kryesuesin e komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, ku tha se kontinenti flet për një sërë marrëveshjesh të paqes.

“Era e ndryshimit po fryn në Afrikë, gjë që ilustrohet në marrëveshjet e paqes midis Etiopisë dhe Eritresë, Sudanit Jugor dhe Republikës Qendrore të Afrikës, dhe përmes bashkëpunimit me Unionit Afrikan në çështjen e Republikës Demokratike të Kongos dhe Madagaskarit”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në selinë e Unionit t Afrikan në Addis Abeba të Etiopisë.

Siç tha më tej, ky bashkëpunim synon që deri në vitin 2020, “të arrijë objektivin për t’i bërë armët të heshtin”.

“Bashkëpunimi strategjik midis OKB-së dhe Unionit Afrikan është thelbi i funksionit global të OKB-së,” tha ai, duke vënë theksin edhe te bashkëpunimi në luftën kundër ndryshimet klimatike.

Në panelin e mbajtur në selinë e Unionit Afrikan u mbajt një dialog i nivelit të lartë, vetëm një ditë përpara se liderët afrikanë të shpallin vitin 2019 vit të refugjatëve, të personave të kthyer dhe të personave të zhvendosur brenda vendit.

Në panel, komisari i Lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grande, tha se nuk do të ketë një zgjidhje për krizën, pa një angazhim politik.