Gushti mbyllet me temperatura të ulëta, shtatori nis i nxehtë

10-ditëshi i fundit i gushtit mbyllet me temperatura tipike të këtij muaji, që nuk do t’i kalojnë 30-32 gradë në zonat e ulëta dhe 31 gradë celsius në bregdet.

Meteorologia Lajda Porja tha në Euronews Albania se duke nisur nga sot deri ditën e shtunë, çdo pasdite pritet të ketë reshje afatshkurtra shiu në formë rrebeshesh, më së shumti në veri dhe verilindje të vendit.

Vija bregdetare do ketë orë të shumta me diell, por duke nisur nga pasditja e sotme, çdo pasdite deri në fundjavë në bregdet do ketë erë të fortë dhe dallgëzim në det, kryesisht në jug.

Ndryshe nga gushti që mbyllet me temperatura tipike të muajit, java e parë e shtatorit nis me temperatura shumë të larta që shkojë nderi në 36 gradë celsius.