Gurore pranë shtëpive/ Në Perondi të Kuçovës, zhurmat bashkë me kërcënimet për banorët

Familjet në fshatin Perondi të Kuçovës ankohen se nuk po jetojnë të qetë në banesat e tyre.

Ata fajësojnë një fabrikë te përpunimit të gurit ngjitur me banesat e tyre.

Sipas banoreve zhurmat dhe tronditjet e forta të cilat vinë si pasojë e prerjes dhe përpunimit të gurit janë të pa durueshme.

Siç duket dhe nga pamjet ky biznes është në mes të zonave të banuara. Zhurmat janë aq të forta sa dhe me dritare mbyllur nuk mund të rrihet në banese sipas banorëve.

Ata thonë se pas ankesave në dyert e shtetit, janë kërcënuar edhe nga pronari i biznesit.

“Futemi brenda, mbyllim dyer e dritare. Edhe brenda hyn zhurma aq e fortë është. Ku nuk jemi ankuar dhe nuk dëgjon njeri”– shprehet një banore e shqetësuar.

“E kemi përcjellë në çdo instancë shtetërore, na thanë që është biznes i vogël dhe nuk shkakton zhurmë”- thotë një banor tjetër.

Shumë banorë janë larguar duke marrë shtëpi me qira në lagje të tjera por jo të gjithë e kanë këtë mundësi