Ishte një situatë dramatike në Grupin H. Tre ekipe luanin për dy vende kualifikuese. Përveç polakëve që e kishin prerë biletën e kthimit, Kolumbia, Senegali dhe Japonia ishin në luftë për të kaluar në fazën e 1/8-ave.
Kolumbia përmbush të gjitha pritshmëritë, mposht 1-0 Senegalin në ndeshjen e fundit dhe kualifikohet më tej si e para e grupit H në kuotën e 6 pikëve.
Kolumbia mposhti me rezultatin minimal 1-0 Senegalin në “Cosmos Arena” dhe është kualifikuar në raudin tjetër si kokë grupi. Të besuarit e Pekerman grumbulluan në total gjashtë pikë dhe tani do të luajnë në fazën me eliminim direkt. Edhe pse e nisën keq këtë Botëror, duke u mundur në start, kolumbianët treguan forcën e tyre në dy ndeshjet e fundit dhe arritën të regjistronin dy fitore.
Senegali edhe pse bëri një ndeshje mjaft të mirë i thotë lamtumirë kompeticionit, ndonëse është me pikë të barabarta me Japoninë si edhe me golaverazh (4-4). Afrikanët u eliminuan vetëm nga kartonat, pasi Japonia kishte më pak kartona të verdhë. Juan Quintero me një gjuajtje të shkëlqyer nga një goditje dënimi i afrohet golit, por Khadim N’Diaye bën një pritje shpëtimtare duke e larguar topin në këndore (13’). Në aksionin e radhës të rrezikshëm, Mane rrëzohet në zonë dhe arbitri akordoi fillimisht penallti, por më pas pas konsultimit me VAR e anuloi (16’).
Mane dhe Balde Keita janë lojtarët më të rrezikshëm për Senegalin, ndërsa janë gjithmonë një kërcënim serioz për kolumbianët sa herë që zbresin në sulm. Kur u mbushën gjysmë ore lojë Kolumbia humbi yllin e saj, James Rodriguez për shkak dëmtimi dhe në vend të tij u aktivizua Jose Pekerman. Pavarësisht disa aksioneve sporadike, ky fraksion u mbyll me rrjeta të paprekura.
Goli i mbrojtësit të Barcelonës Yerri Mina në minutën e 74-ët vendosi fatet e takimit. E pabuesshme ajo që ndodhi me Senegalin, përfaqësuesja afrikane u eliminua nga Botërori edhe pse e mbylli grupin në kuotë të barabartë pikësh 4 dhe golevarazh të njëjtë 4-4 me Japoninë.
Por niponët të cilët gjithashtu u mposhtën 1-0 nga Polonia e skualifikuar në ndeshjen e fundit, avancuan më tej për shkak të rregullit fair-play. 6 kartonat e verdhë të marrë në tre ndeshjet në grup, kundrejt 4 të Japonisë vendosën fatet e skuadrës që u rendit e dyta në grupin H sepse të gjitha kriteret e tjera përfshirë edhe ndeshjet direkte ishin në baraspeshë totale mes Japonisë dhe Senegalit.
Për t’u kthyer te sfida mes Kolumbisë dhe Senegalit, Los Cafeteros morën një goditje të rëndë vetëm pas gjysmë ore lojë teksa ylli i skuadrës James Rodriguez u largua nga fusha i dëmtuar dhe aktivizimi i tij në ndeshjen e ruandit të 1/8, ndaj Belgjikës ose Anglisë është në dyshim të madh.
Përsa i përket ndeshjes tjetër Polonia mori tre pikët e para në grup pasi Bednarek në minutën e 60-të me golin e tij i dha fitoren në Volvograd Arena ndaj Japonisë. Kishte festë në fund edhe për Japoninë që gjithsesi pavarsisht humbjes avancoi më tej ndërsa i pafat Senegali i Aliu Cisse që u eliminua nga Botërori duke bërë kështu që në fazën e 1/8-ave të mos ketë asnjë skuadër nga Afrika në këtë kompeticion.