Grupi demokrat largon Rudina Hajdarin nga kryesimi. Kush do ta zëvendësojë?

Rudina Hajdari largohet nga detyra si kryetare e grupit parlamentar Demokrat.

Grupi Parlamentar Demokrat, i formuar nga deputetët që morën mandatin pas dorëzimit të tyre nga deputetët e opozitës jashtë parlamentare  duket se ka vendosur të largojë Hajdarin nga detyra.

Mësohet se në vend të saj është emëruar Korab Lita, siç paralajmëron vetë ai, në një postim në Facebook.

“Të nderuar miq , Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshem bëri ndryshim në drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dërgoj një falenderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për vleresimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nëpërmjet jush dua te siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetaret Shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartesinë e duhur për të justifikuar besimin e dhenë”, shkruan Lita./CNA.al