Greva në “Ryanair”, anulohen 30 fluturime

Aviokompania "Ryanair" me seli në Irlandë, u detyrua që të anulojë 30 fluturime për shkak të grevës së pilotëve

Aviokompania “Ryanair” me seli në Irlandë u detyrua që të anulojë 30 fluturime për shkak të grevës së pilotëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ryanair” njofton se ka anuluar 30 fluturime për arsye të grevës së një pjesë të pilotëve që janë njëkohësisht anëtarë edhe të Shoqatës së Pilotëve Irlandezë.

Theksohet se anulimet kryesisht janë bërë në fluturimet mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Në deklaratën e javës së kaluar të Sindikatës “Unite” të punonjësve të ekuipazhit të kabinës, thuhet se punonjësit në Itali më 25 korrik do të mbajnë grevë 24 orëshe, ndërsa ata në Spanjë, Portugali dhe Belgjikë grevë 48 orëshe më 25-26 korrik.