Greqia kthen me dhunë familjet afgane drejt Turqisë

Disa familje që u kthyen pas në Turqi nga Greqia duke iu nënshtruar dhunës, mbërritën në qytetin Konya me thirrjen e bërë nga zyra migracionit të qytetit

Familjet afgane të cilat Greqia i nxori nga kampi i refugjatëve me arsyen se do të kryejnë testimin për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dërgoi me forcë në gomone për t’i kthyer pas në Turqi, shprehën mirënjohjen e tyre për policinë dhe ushtarët turq, raporton Anadolu Agency (AA). Familjet Rauf, Hamit dhe Devleti që u kthyen pas në Turqi nga Greqia duke iu nënshtruar dhunës, mbërritën në qytetin Konya me thirrjen e bërë nga zyra migracionit të qytetit.

Afgani Destegir Devleti, në një deklaratë për AA tha se ushtarët grekë i burgosën në një kontejner në kamp. Ai tha se atje janë përballur vazhdimisht me presionin, ofendimin dhe keqtrajtimin e forcave greke të sigurisë.

“Në kontejnerin në kamp qëndronim 13 persona. Ushtarët grekë me arsyen për testimin e COVID-19 na morën me forcë dhe na hipën në një mjet dhe na dërguan në bregun e detit. Aty na rrahën pa dallim gra dhe fëmijë. Na morën kartat e identitetit, paratë dhe telefonat. Më pas të gjithëve përfshirë gratë dhe fëmijët tanë na hodhën në ujë”, theksoi Devleti.

Pasi tha se përjetimet e tyre janë aq të vështira për t’u shpjeguar me fjalë, Devleti deklaroi se “Me telefonin që kishim fshehur telefonuam Turqinë dhe kërkuam ndihmë. Roja bregdetare turke na shpëtoi në një kohë të shkurtër. Policia dhe ushtarët turq na pritën shumë mirë. U jemi mirënjohës atyre. Miqësia turko-afgane do të vazhdojë gjithmonë”.

Pas procedurave në zyrën e migracionit të qytetit Konya, familjet afgane shkuan sërish në qytetin Karaman.