Greqi, gjendet kufoma e një shqiptari në një ishull

Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur ditën e djeshme në ishullin Paro të Greqisë...

Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur ditën e djeshme në ishullin Paro të Greqisë.

Sipas mediave greke, në ishullin Paro është gjetur një burrë me origjinë shqiptare i moshës rreth 35-45 vjeç.

Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtarë të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë. Ende nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit, por ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.