Automjeti është në pronësi të shtetasit Gj.B. dhe ishte parkuar pranë banesës së tij.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, raporton Top Channel.
Gramsh/ Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.