Gramoz Ruçi voton: S’ka burrë nëne që të vendosë diktaturën në Shqipëri

Ndërsa i pyetur lidhur me akuzat se Partia Socialiste po instalon diktaturën në vend duke bërë votime një partiake, Ruçi deklaroi se: S’ka burrë nëne që të vendosë diktaturën veçanërisht në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar mëngjesin e sotëm në orën 07: 42 tek Liceu Artistik. Pasi përfundoi votimin, Ruçi në një prononcim për gazetarët u bëri thirrje qytetarëve për më shumë maturi, qetësi dhe vendosmëri.

“Mirë që votova, por edhe zgjodha. Besoj që nuk keni dyshim për kë kam votuar, zgjodha mes dy kandidatëve. Besoj se subjekte politike ishin 30 ka plot alternativa dhe kandidatë ishin dy. Do ishte shumë mirë më që të ishin më shumë kandidatë në 61 bashkitë, më shumë subjekte politike pavarësisht se 30 nuk janë pak. Sot nuk është dita që të analizojmë, sot sepse kjo ka qenë në ekranet tuaj, në debatet politike të zhvilluara. Sot është dita të bëjmë apel për maturi, qetësi dhe vendosmëri. Në kuptim që dita të shkojë e qetë, pjesëmarrja kush të dëshirojë të marrë pjesë dhe është mirë që të votojnë, të matur sepse duhet respektuar ai që voton dhe ai që nuk voton, si dhe vendosmëri për të vazhduar reformat dhe për të shpresuar që si rezultat i këtyre të hapen negociatat në muajin  Tetor”.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka qenë i pari nga qeveria që ka hedhur votën e tij sot në orën 07:10 të mëngjesit tek Liceu Artistik./tvklan.al