Goditja e ‘kokave’ të krimit/ SPAK bën bilancin: 12 prona dhe 19 makina janë sekuestruar

SPAK bën bilancin e Operacionit Forca e Ligjit dhe deri më tani sipas saj janë sekuestruar 12 prona dhe 19 makina.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se deri më tani ka miratuar 27 kërkesa të OFL-së, (Operacionit Forca e Ligjit) për sekuestrim të pasurive të subjekteve të hetimit. Sipas SPAK deri më tani janë sekuestruar gjithsej 31 pasuri, 12 prona dhe 19 makina.

Ndërkohë, sipas SPAK “për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit”. Në njoftim theksohet se Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri.

NJOFTIMI:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte). Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte. Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit. Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme. Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit,Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut,Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës , Talo Çelës, Aurel Hoxhallarit, Elidon Kotorrit., Edmond Begos, Eduart Nazarit Gentian Cakos., Elvis dhe Loenat Gavellit