Goditi me sëpatë bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari në Prezë

Një 70 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi plagosi bashkëshorten mbrëmjen e djeshme me sëpatë.

68-vjeçarja Vasilika Budlla është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën ndërsa që autori 70-vjeçar i identifikuar si Qazim Budlla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Breg Shkozë, Prezë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.