Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurbane në Maqedoni

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parë të Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka prerë 2.100 deshë në një thertore të Komunës Vasilevo, në juglindje të Maqedonisë.

Në ceremoninë e therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve të kryer nga shoqatat turke, Shoqata “Merhamet” dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë marrë pjesë krerët e degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke si dhe vullnetarët e Gjysmëhënës dhe Kryqit të Kuq.

Pjesa më e madhe e mishit të kurbanëve është shpërndarë për personat në nevojë kryesisht nëpër fshatrat në Mqedoninë lindore.

Kreu i ekipit të therjes së kurbanëve të Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Meqedoni, Ahmet Erbil në një deklaratë për AA ka rikujtuar se Gjysmëhëna e Kuqe Turke që prej 150 vitesh, gjegjësisht nga viti 1869 bën përjekje për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në botë.

Pasi bëri të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke me kurbanët që ka therur në Turqi dhe në botë që prej 11 vitesh ka mundësuar dërgimin e mishit të kurbanit në sofrat e njerëzve në nevojë. Erbil tha se edhe këtë vit në kuadër të nismës për therjen e kurbanëve si Gjysmëhëna e Kuqe Turke kanë therur rreth 85 mijë kurbanë në 40 shtete në 4 kontinente.