Gjyqtarja Brikena Ukperaj kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë

Ditën e sotme kaloi në sitën e Vettingut edhe gjyqtarja Brikena Ukperaj.

Ditën e sotme kaloi në sitën e Vettingut edhe gjyqtarja Brikena Ukperaj.

KPK e ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren. Brikena Ukperaj është gjykatëse e Apelit në Vlorë, por edhe anëtare e KED.

Komisioni ka përcjellë raport pozitiv dhe tha nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë. Nga raporti i DSIK është konstatuar se  Ukperaj ka përshtatshmëri për vijimin e detyrës.

Gjyqtarja Brikena Ukperaj ka në pronësi një apartament 106 m2 me vlerë 44 800 euro dhe një makinë 7 mijë Euro.

Gjate tre viteve për gjyqtaren Brikena Ukperajn është paraqitur vetëm një ankesë në KLD.