Gjykata ushtarake izraelite liron gazetarin palestinez

Arrestimi i Rimavit ka ndodhur më 30 korrik, atëherë kur ushtarët izraelitë ndërmorën një aksion në Ramallah, me ç'rast arrestuan katër gazetarë

Gjykata ushtarake izraelite Ofer, liroi të martën kryeredaktorin e televizionit Al-Quds në Ramallah, palestinezin Al er-Rimavi me një kaucion prej 10.000 shekel dhe ndalesë për lëvizje, përfshirë një pezullim dy mujor, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë bën të ditur se gjykata dy herë e liroi Rimavin, por nga shkaku i ankesës së Prokurorisë, vendimi gjyqësor nuk mund të zbatohej. Në seancën e fundit, ankesa ishte refuzuar.

Arrestimi i Rimavit ka ndodhur më 30 korrik, atëherë kur ushtarët izraelitë ndërmorën një aksion në Ramallah, me ç’rast arrestuan katër gazetarë.

Të tre gazetarët tjerë u liruan një javë pas arrestimit.