“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendimin e KLGJ-së.
Njëjtë si Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë po kalon krizën më të madhe të saj përsa i takon mungesës së anëtarëve, të cilët u shkarkuan nga vettingu .Gjykata e Lartë gjatë këtij procesi humbi shtatë anëtarë.