Gjoka e nis me fitore te Kukësi, Kastrioti fiton ‘finalen’ ndaj Luftëtarit

Eurogoli i Limajt i jep fitoren Kukësit, “Shkelm për shkelm”, as Luftëtari s’ia del me Kastriotin...

Kastrioti ia ka dalë të fitojë edhe me Luftëtarin dhe mbijetesa është një mision i mundur. Krutanët triumfuan falë një goli të shënuar nga Herald Marku me penallti, ndërkohë që duhet përmendur se terreni i rrëshqitshëm ua vështirësoi lojën të dyja skuadrave.

Nuk është se pati raste të shumta, por kishte duel për çdo top në fushën e blertë. Me këtë lloj loje ishin krutanët ata që ia dolën të gëzojnë në fund, edhe pse Luftëtari në disa momente mund t’i kishte penalizuar. Rastet e rrezikshme erdhën nga goditjet standarde, por nuk u shfrytëzuan nga futbollistët bluzi. Në shtesë pati edhe një gol të anuluar për Luftëtarin, për të cilin miqtë protestuan.

Kështu, Gara për mbijetesë është krejtësisht e hapur, pasi tre skuadra luftojnë mes tyre dhe diferenca është shumë e vogël. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka vetëm tre pikë më pak se Tirana dhe katër më pak se Luftëtari. Me këta të fundit krutanët kanë favorin e ndeshjeve direkte, pasi i kanë mundur tre herë këtë sezon.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E mërkurë, më 10 prill 2019, ora 15:30
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-LUFTËTARI 1-0
Shënues: H. Marku 26′ (pen.)

Ernest Gjoka debuton me fitore në eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e Kukësit, e të cilën është shpallur kampion në sezonin 2016-2017. Verilindorëve u mjaftoi goli i spektakolar i Vesel Limajt nga një distancë e largët për të marrë tri pikë në këtë transfertë  të vështirë e për të vënë në presion Partizanin kryesues.

Loja e fortë me përplasje në mesfushë zhvilluar në pjesën e parë dhe gjatë pjesës më të madhe të fraksionit të dytë dha përshtypjes së sfida do të shkonte drejt barazimit, por pikërisht atëherë kur nuk pritej erdhi eurogoli i Limajt.

Vlen të përmendet fakti që në minutën e 65-të rikthehet në fushë për Kukësin Besar Musolli, të cilit Ardian Cuculi i dorëzoi menjëherë shiritin e kapitenit.

Kategoria Superiore – Java 28

E mërkurë, më 10 prill 2019, ora 15:30

Stadiumi “Laçi”, Laç

LAÇI-KUKËSI  0-1

Limaj 88′

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini (Domgjoni 89′), Eller, Lushkja, Çokaj, Okpotu (Deliu 79′), Mane (Jonuzi 71′), Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Kukësi: Frashëri, Maliki, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam (Et’hemi 74′), Limaj, Rroca, Rama (Çyrbja 85′), Rexhinaldo, Shkurtaj (Musolli 67′). Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Ilir Tartari, Ermal Llapra

Delegat: Marjus Sulejmani; Vazhgues: Mhill Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Limaj 23’