Gjiganti turk i mbrojtjes do të monitorojë ngushticat me kamera

Sisitemi TSVTS në ngushticat turke, një nga rrugët më të rëndësishme ujore në botë, do të sigurojë mundësi monitorimi të pandërprerë në baza 24/7 me teknologjitë vendase dhe kombëtare

Kontraktori turk i mbrojtjes ASELSAN ka instaluar sisteme të reje elektro-optike në ngushticat në Stamboll dhe Çanakkala për të mundësuar monitorimin e vazhdueshëm të trafikut të anijeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sistemi i ri është një azhurnim i Shërbimeve të Trafikut të Ngushticës së Turqisë (TSVTS) siç është porositur nga Drejtoria e Sigurisë Bregdetare pranë Ministrisë së Transportit, Punëve Detare dhe Komunikimeve të Turqisë.

Sipas projektit, kamerat e prodhuara nga ASELSAN u integruan në stacionet e mbikëqyrjes së trafikut në disa pika të Stambollit, duke përfshirë Ahirkapi, Uskudar, Kandilli, Kanlica, Beykoz, Yomburnu, Garipce dhe Rumeli Kavagi.

Për ngushticën në jugperëndim të Çanakkalasë, që çon në Detin Egje u instaluan kamera në Zincirbozan, Gucukburnu, Kepez, Kumkale dhe Poyraztepe.

Me teknologjitë vendase dhe kombëtare, kamerat janë të afta për pamje fikse dhe lëvizëse, zmadhim optik deri në 30x si dhe ndriçim me rreze infra të kuqe dhe ndriçim lazer.

Projekti po ashtu përfshin Radarin e Rojes Bregdetare të ASELSAN-it, i cili mund të zbulojë dhe monitorojë objektet mbi det dhe ato në një lartësi të ulët në ajër.

Sisitemi TSVTS në ngushticat turke, një nga rrugët më të rëndësishme ujore në botë, do të sigurojë mundësi monitorimi të pandërprerë në baza 24/7 me teknologjitë vendase dhe kombëtare.

Me të ardhura prej 1.8 miliardë dollarë, vitin e kaluar kompania ASELSAN u rendit e 52-ta në revistën “Defense News” (Lajmet e mbrojtjes) me qendër në SHBA, nga vendi i 55-të në vitin 2017.

ASELSAN është aktiv në telekomunikacionin ushtarak dhe civil të radarëve, luftës elektronike, mbrojtjes, armëve, kontrollit të komandave dhe sistemeve të navigimit.