‘Gjigantët’ francezë të luksit tërhiqen përkohësisht nga Rusia

‘Gjigantët’ francezë të luksit kanë vendosur të bashkohen me firmat e tjera duke njoftuar se do të pezullojnë shitjet në Rusi, për shkak të luftës në Ukrainë.

Louis Vuitton, Birkin Hermes, Chanel dhe Kering kanë vendosur të mbyllin përkohësisht dyqanet e tyre në Rusi.

Prodhuesi i çantave të shtrenjta Birkin Hermes dhe pronari zviceran Cartier Richemont ishin ndër firmat e para që njoftuan se do të ndalonin biznesin në Rusi.

LVMH, e cila zotëron marka të tilla si Christian Dior, Givenchy dhe Bulgari ndër të tjera, do të mbyllë 124 butikët e saj në vend nga dita e sotme.

Nuk mund të lemë pa përmendur Kering, e cila është shtëpia e Gucci dhe Saint Laurent ku zotëron dy dyqane.

Firma franceze tha se vendimi i saj ishte për shkak të “shqetësimeve në rritje në lidhje me situatën aktuale në Evropë”.

Mënyra se si ata kanë zgjedhur të tregojnë opinionin e tyre në lidhje me këtë veprim të Rusisë është mbyllja e përkohshme e bizneseve të tyre.