Gjetan Keta, kampion bote në WBU

Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU.

Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU.

Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri shqiptar mundi boshnjakun Sladan Janjanin.

Ishte një ndeshje ku Gjeta ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij. Agresiviteti i tij u vu re që në raundet e para të sfidës duke bërë që Janjanin të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në Knock Down.

Për Gjetën, që u ngjit në ring pas një shkëputjeje disa mujore, kjo ishte fitorja e 23 në karrirë.

“Pa ju nuk mund t’a merrja këtë fitore, jam stërvit fort për tju bërë ju krenar, dhe për të fituar ndaj një kundërshtari me eksperiencë në ring. Ju jam shumë mirënjohës! Kudo që të shkoj do t’a ngrejë më lart flamurin tonë kuqezi”-ka thënë Keta pas fitores së titullit.