Gjermaninë e ndjek fati i kampionit dhe eliminohet me turp

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

E pabesueshme por e vërtetë! Koreja e Jugut ka mposhtur 2-0 Gjermaninë duke i lënë në vend të fundit të Grupit F. Megjithëse ishin gjermanët ata që u munduan gjatë gjithë lojës për të shënuar një gol që do t’i kualifikonte, në minutat e fundit dëshpërimi po rritej dhe si pasojë koreanët i kanë ndëshkuar me dy gola.

Gjermania dominoi lojën që nga minuta e parë por rastet për të shënuar janë të pakët për shkak se koreanët mbrohen me tetë lojtarë shumë thellë në gjysmëfushën e tyre.

Një detyrë e vështirë për lojtarët e rinj në moshë të Gjermanisë teksa Muller dhe Gomez qëndrojnë në stol.

Rastet më të mira për të shënuar i ka Koreja e Jugut, sidomos pas pushimit kur kampionët në fuqi dolën përpara në kërkim të golit të fitores.

Gjermania është eleminuar nga Kampionati Botëror në një mënyrë të turpshme duke grumbulluar në total tre pikë nga 9 në total. Në ndeshjen e fundit në Grupin F, kampionët e botës janë mposhtur nga Koreja e Jugut me rezultatin 2-0, e cila fitoi vetëm në kohën shtesë me ndihmën edhe të VAR dhe kampionët largohen nga Botërori me bishtin ndër shalë. Duket e çuditshme, por që në vitin 1998 vazhdon një trend negativ, që ekipi që shpallet kampion eliminohet që në fazën e grupeve dhe si duket edhe “Die Mannschaft” nuk e thyen dot këtë mallkim. Gjithsesi pavarësisht fitores edhe Koreja u eliminua nga Botërori, por me nder.

Gjermania e nisi ndeshjen në sulm duke rrezikuar me dyshen Werner-Reus, por Koreanët mbrohen mirë dhe provojnë nëpërmjet kundërsulmit. Në minutën e 19’ Neure tregon një pasiguri duke rrezikuar shumë pas një gjuajtjeje të fortë nga Jung, i cili ekzekutoi një goditje dënimi.

Pas 25’ minutash Koreja i afrohet golit me anë të Heung-Min Son, i cili shkakton panik te gjermanët. Kampionët e botës janë të rrezikshëm sa herë që kanë topin në zotërim, por gabojnë shumë përpara portës. 7’ minuta para fundit Werner provon me një goditje nga brenda zonës, por topi devijohet në këndore.

45’ minutat e para u mbyllën me një dominim të Gjermanisë, por me rrjetat të paprekura.

Me të filluar ndeshja Gjeramni pati rastin më të pastër për të kaluar në avantazh, por Goretzka nuk arriti të mposhtte portierin Cho që bëri një pritje të shkëlqyer pas krosit të dhënë nga Kimmich (47’). Të besuarit e Low luajnë vetëm në sulm dhe i afrohen sërish golit me anë të Werner, që provon me një gjuajtje fluturimthi, por nuk ka shenjestrën e duhur. Kampionët nuk dorëzohen dhe sulmojnë me të gjitha forcat.

Pas një akiosni të shpejtë Gomez provon me një gjuajtje të fortë me kokë, por topi përfundon në duart e Cho (68’).

10’ minuta më vonë është Koreja që provon me anë të Son, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. Në aksionin e radhës të rrezikshëm, Gjermani provon, por Cho pret sërish. Reus tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka saktësin e duhur (83’).

Në minutat e fundit Gjermani hidhet në sulm me të gjitha forcat, por golin e gjejnë koreanët me anë të Kim Young-Gwon, i cili pas një krosi në zonë mposhti portierin Neure duke i dhënë goditjen e nokautit gjermanëve. Në fund të gjithë hidhen në sulm dhe Koreja shënoi edhe golin e dytë me anë të Son, që i rrëmbeu topin portierit Neure në mesfushë.