Gjermania përballë pandemisë – Merkel kërkon një bllokim më të ashpër pas Krishtlindjes

Dje Merkel tregoi zhgënjimin e saj me zhvillimet e pandemisë, në një takim të Unionit (CDU-CSU), gjatë të cilit, sipas burimeve të pranishme, ajo e bëri të qartë se me masat aktuale nuk mund të përballemi me dimrin.

Pushime më të gjata për Krishtlindje ndërsa dyqanet do të mbyllen menjëherë pas 27 Dhjetorit. Është pikërisht kjo është zemra e bllokimit të ashpër që Angela Merkel do të kishte në axhendë, ndërsa vendi po përballet me sfidën e uljes së numrit të infeksioneve të reja nga Covid, të vendosur në një prag shumë të lartë, pavarësisht nga masat e marra deri më tani.

Sipas Bild, plani parashikon që nga 27 dhjetor deri më 3 ose 10 janar, shumica e dyqaneve do të mbyllen (me përjashtim të supermarketeve). Për më tepër, pushimet e Krishtlindjes mund të fillojnë një javë para dhe do të zgjaten edhe me një javë tjetër pas datës 25 dhjetor.

Dje Merkel tregoi zhgënjimin e saj me zhvillimet e pandemisë, në një takim të Unionit (CDU-CSU), gjatë të cilit, sipas burimeve të pranishme, ajo e bëri të qartë se me masat aktuale nuk mund të përballemi me dimrin. “Me parimin e shpresës ne nuk shkojmë përpara,” tha ajo. Sipas tabloidit Axel Springer, megjithatë, edhe këtë herë nuk do të jetë e lehtë të vendosen masa të reja: Laenderat e parë tashmë po i rezistojnë këtij skenari.