Gjermania mirëpret marrëveshjen për Idlibin

“Çdo gjë që kontribuon në parandalimin e një fatkeqësie njerëzore është e mirë”, tha Maas, duke u shprehur se marrëveshja e arritur në Soçi tani duhet të zbatohet

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, vlerësoi si të mirë çdo gjë që kontribuon në parandalimin e fatkeqësisë njerëzore në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas, në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter publikoi një mesazh në lidhje me marrëveshjen e arritur në Soçi të Rusisë mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe të atij të Rusisë, Vladimir Putin.

“Çdo gjë që kontribuon në parandalimin e një fatkeqësie njerëzore është e mirë”, tha Maas, duke u shprehur se marrëveshja e arritur në Soçi tani duhet të zbatohet.

Kujtojmë se dje presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Soçi kishte vënë në dukje se me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe njëherë janë dakorduar për zgjidhjen e çështjes së Idlibit në bazë të një qasjeje në përputhje me frymën e Astanas. Ai ishte shprehur se “Në kuadër të vlerësimeve që kemi bërë, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të demilitarizuar”.