Një delegacion nga Gjermania dhe Franca kanë vizituar gjatë së hënës krerët shtetërorë të Kosovës. Kjo dha edhe lajmin për bashkimin e SHBA-ve në procesin e dialogun Kosovë- Serbi, kërkesë kjo e parashtruar zyrtarisht nga Kosova tek nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. Presidenti dhe kryeministri shprehën përkushtimin për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Përveç Bashkimit Evropian, pjesë e dialogut Kosovë- Serbi edhe zyrtarisht do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë vendim e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të takimit me delegacionin gjermano francez dhe ekipin negociator për dialog.
Presidenti, Hashim Thaçi theksoi se masa do të mbetet në fuqi si dhe nuk do të pranohet asnjë kusht i ri për liberalizimin e vizave.
Megjithëkëtë, Thaçi tha se do të respektohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara në vitin 2013 që la të nënkuptojë përjashtimin e zbatimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nënshkruar më 26 gusht 2015 nga kryeministrat i atëhershëm, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, raporton Top Channel.
Këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shkuan në Kosovë për të diskutuar hollësitë e takimit të caktuar për datën 1 korrik në Paris, në përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizim marrëdhëniesh që në vitin 2011. Procesi aktualisht ka ngecur për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.