Gjermani, qeveria miraton projektligjin për gjininë e tretë

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një projektligj që legalizon një gjini të tretë në certifikatat e lindjes duke e shndërruar vendin në një pararendës në Europë në njohjen e personave ndërseksualë.

”Në krahë të ‘femër’ apo ‘mashkull’ mund të vendoset edhe ‘ndryshe’ për personat në fjalë”, sipas këtij teksti që ende duhet të miratohet nga dhomat e deputetëve.

“Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij seksual”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, socialdemokratja Katarina Barley (SPD) duke gjykuar se ky modernizim i gjendjes civile duhej të kishte ndodhur prej shumë kohësh, shkruan ATSH.

Qeveria e koalicionit të madh mes konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve po aplikon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2017.