Partia e Angela Merkelit, Unioni Kristian-Demokrat po shqyrton idenë e një forme të re shërbimi kombëtar të detyrueshëm në Gjermani, për të gjithë të rinjtë dhe emigrantët,raporton Top Channel
Programi u abrogua në vitin 2011, por besimi se të rinjtë duhet t’i dedikojnë një vit shërbimit kombëtar dominon në shumë qarqe konservatore.
Tani, lidershipi i CDU-së, që tenton të ribashkojë partinë rreth vlerave tradicionale, po e rishikon konceptin. Annegret Kramp-Karrenbauer, Sekretare e Përgjithshme e CDU-së, sugjeroi më herët këtë muaj se të gjithë djemtë dhe vajzat e reja duhet të kryenin vitin e detyrueshëm të shërbimit.
Plani, nëse implementohet, do të aplikohet sipas saj edhe te të gjithë azilkërkuesit e rritur dhe refugjatët.
Sipas programit, shumë të rinj do t’iu bashkoheshin ushtrisë, shërbimeve zjarrfikëse apo do të ndihmonin në raste katastrofash. CDU-ja shpreson që të tjerë të zgjedhin të punojnë vullnetarë, si punonjës kujdesi, duke ndihmuar edhe në zgjidhjen e problemit kronik të mungesës së stafit në shtëpitë e kujdesit dhe streha të moshuarish.
Propozimi vjen pasi Kramp-Karrenbauer, mes favoriteve për të pasuar Merkelin si shefe e partisë, zhvilloi një tur konsultimi me bazën e partisë, duke mbledhur ide për një program të ri që do të prezantohet në konferencën e ardhshme të partisë, në dhjetor.
Sidoqoftë, socialdemokratët nuk janë dukur fort entuziastë në këtë pikë dhe i kanë cilësuar planet si populiste. Projekti nuk ka as mbështetjen e “të gjelbërve” apo partisë liberale “Demokratët e lirë”. Vetëm “Alternativa për Gjermaninë” e ekstremit të djathtë mbështet idenë e rikthimit të shërbimit ushtarak.