Gjermani, foshnja 5-muajshe objektiv i të shtënave raciste

Katër të dyshuar hapën zjarr nga ballkoni i një apartamenti, derisa një grup refugjatësh po shëtiste në një rrugë aty pranë në qytetin e vogël Schoeningen në Saksoninë e Ulët

Tre refugjatë dhe një foshnje 5-muajshe ishin objektiv i një sulmi me sa duket racist në Gjermaninë qendrore, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katër të dyshuar haqën zjarr nga ballkoni i një apartamenti, derisa një grup refugjatësh po shëtiste në një rrugë aty pranë në qytetin e vogël Schoeningen në Saksoninë e Ulët, njoftoi “Der Spiegel”.

Policia në një njoftim tha se refugjatët dhe foshnja e tyre, të cilët ishin nga Bregu i Fildishtë, arritën të shpëtojnë pa u dëmtuar me ndihmën e dy kalimtarëve.

Sipas testeve fillestare katër të dyshuarit, të moshës 29 dhe 52 vjeç, ishin nën ndikimin e alkoolit.

“Hetuesit janë duke hetuar motivin ksenofobik që qëndron pas krimit”, thuhet në njoftim.

Gjermania ka qenë dëshmitare e ksenofobisë dhe e urrejtjes anti-migratore në vitet e fundit, e nxitur nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partia islamofobike e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Sipas shifrave qeveritare policia ka regjistruar mbi 19 mijë krime të së djathtës ekstreme në vitin 2018, me ekstremistë duke kryer rreth 1.000 sulme të dhunshme ndaj të huajve, emigrantëve apo rivalëve politikë.

Rreth 500 persona janë plagosur gjatë sulmeve të inspiruara nga idologjitë e së djathtës ekstreme.