Gjendet i pajetë trupi i shoferit të Ministrisë së Brendshme

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, me një plumb në kokë në garnizonin e Gardës, brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.

Garda e Republikës – Njoftim për media

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të qartësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nga policia sqarohet se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra.