Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Lezhë

Një person është gjetur i vdekur ne një kanal në fshatin Rraboshte të Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë pare trupin e viktimës në kanal dhe kanë njoftuar policinë.

Burime për ‘BW’ bënë me dije se viktima është shtetasi me inicialet L. Gj.., rreth 60 vjec. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes.