Gjendet i groposur 35-vjeçari shqiptar i zhdukur në prill në Korfuz

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit. Mediat vendase shkruajnë në afërsi të mbetjeve njerëzore është gjetur edhe pasaporta e tij që i përket një 35-vjeçari shqiptar të zhdukur në prill të këtij viti.

Kanë qenë familiarët e shqiptarit që kanë bërë denoncimin dhe që nga ajo kohë ai ishte në kërkim. Trupi është gjetur i groposur gjatë punimeve në pronën e një banori vendas. Personat që gjetën eshtrat lajmëruan menjëherë policinë të alarmuar.

Nuk jepet ende identiteti i shqiptarit pasi po kryhen analizat e ADN-së nëse trupi i përket shqiptarit të zhdukur përpara se të publikohen rezultatet. Sipas të njëjtave burime vendi ku u gjet skeleti është pak i vështirë për tu arritur në kohë të keqe ndaj ekspertët do të rikthehen sapo të përmirësohet koha. /Lapsi