Gjenden dy turistët belgë, kishin humbur në malësinë e Himarës

Çifti i turistëve belgë që humbën kontaktet në zonën e Himarës u gjet pas kërkimeve të ndërmarra nga 15 forca policore.

Çifti i turistëve belgë që humbën kontaktet në zonën e Himarës u gjet pas kërkimeve të ndërmarra nga 15 forca policore.

Dy turistët u gjetën pas 20 orë kërkimesh në terren, ku ata kishin mbetur në një zonë shkëmbore midis fshatit Vranisht dhe Iljaz të Himarës, raporton Top Channel.

Sipas policisë, lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë, pasi kushtet e terrenit janë të thepisura, duke vështirësuar komunikimin dhe gjetjen.

Dy turistët belgë kishin qenë duke ecur në këmbë, me qëllim eksplorimin e turizmit malor të zonës. Por, për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit, duke kërkuar më pas ndihmën e policisë.