Gjen zëvendësuesin te Atalanta, Milan nuk rinovon me Tatarusanu

Marco Sportiello është gjithmonë e më pranë transferimit te Milan.

Sipas raportimeve të medieve italiane klubi “kuqezi” nuk do të rinovojë kontratën e portierit Ciprian Tatarusanu, që skadon këtë verë.

Milan e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e 37-vjeçarit dhe ai është portieri i Atalantas, Sportiello, i cili pritet të kalojë te “Djalli” me parametra zero.

Një lajm ky goxha i rëndë për Tatarusanun, për të cilin ende nuk raportohet të ketë kërkesa nga klube, deri diku të nivelit të Milan.