Gjashtë programe në mbështetje të shtresave në nevojë

Gjashtë programe adreson qeveria në mbështetje të shtresave në nevojë për vitin 2019.

Gjashtë programe adreson qeveria në mbështetje të shtresave në nevojë për vitin 2019.

Sipas strategjisë së paraqitur nga ministria e Financave, rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2019-2021 konsistojnë në zbatimin e skemës së re të vlerësimit dhe programeve të riintegrimit social që do të sjellë reduktimin e numrit të familjeve dhe individëve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 70 mijë familje aktualisht në 67 mijë familje në vitin 2021.

Numri i përfituesve nga Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe kujdestarëve të tyre do të rritet nga 160 mijë në 167 mijë në vitin 2021, kjo si rezultat i zbatimit të skemës së re të vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social.

Ky sistem i ri shërbimi synon krijimin e një sistemi shërbimesh integruese, të cilat kombinojnë pagesat me shërbimet e përkujdesit social.

Konkretisht rritjen mbi 80% të numrit të përfituesve të varfër që marrin ndihmë ekonomike mbi totalin e aplikuesve. Rritjen me 57% të numrit të personave me aftësi të kufizuar, që janë komisionuar përmes sistemit të menaxhimit të informacionit; Rritjen me 12% të numrit të përfituese të grave kryefamiljare që marrin Ndihmë Ekonomike mbi totalin e aplikuesve gra kryefamiljare; Rritja me më shumë se 66 e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social, bën të ditur Ministria e Financave./ATSH