Gent Cakaj: Vendimi i KE është pozitiv për Shqipërinë

Ushtruesi i detyrës së ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse pas përfundimit të Këshillit të BE-së në Luksemburg ishin pozitive dhe të rëndësishme për Shqipërinë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse pas përfundimit të Këshillit të BE-së në Luksemburg ishin pozitive dhe të rëndësishme për Shqipërinë.

Vendimi i Këshillit për Shqipërinë të martën ishte i rëndësishëm për tre arsye kryesore, theksoi Cakaj.

Së pari, Këshilli përqafon Raportin e Komisionit duke rekomanduar hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë. Së dyti, Këshilli ka trajtuar pothuajse në mënyrë identike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së treti, Këshilli ka deklaruar se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘substancial’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të paspecifikuar politike “, thotë Ministri i në veprim Gent Cakaj.

Në një postim në Facebook, Cakaj shkruante se shtyrja vjen për shkak të pengesave procedurale dhe vonesës në botimin e Raportit të Komisionit, duke rezultuar kështu në vonesën në vendimmarrjen e Këshillit.

“Në konkluzionet e fundit të botuara, Këshilli theksoi se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e rastit, vendimi do të shtyhet deri në tetor”, shkruan Cakaj.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, gjithashtu kujtoi se asnjë kusht shtesë nuk i është caktuar Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.