Gazmend Bardhi: Sahit Dollapi është rrëmbyer…

Edhe pse arriti deri në mesnatë, protestuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike duket se nuk kanë ndërmend të largohen nga Drejtoria e Policisë deri në lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD, i cili u dhunua nga efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas u shoqërua.

“Nuk ka rëndësi se sa do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, rëndësi ka që me urdhër politik janë dhunuar qytetarë dhe protestues, sekretari organizativ i PD. Ata do të marrin përgjigjen e merituar.

Ne kemi bërë protestë paqësore, policia është kthyer në organizatë kriminale. Ka rrëmbyer sekretarin organizativ të PD, gjatë protestës ai ka mbrojtur policinë. Ai është pika e kontaktit mes protestuesve dhe policisë dhe duhet të bashkëpunonte me të, por në vend që të bashkëpuninin me të e kanë dhunuar”, është shprehur për mediat sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.