Gara për Shkodrën, Valdin Pjetri: Kërkoj mundësi të dytë, por s’është në dorën time

Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës. Në fundit e vitit të shkuar me vendim të formës së prerë drejtësia shqiptare vendosi që t’i jepte të drejtë kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Në një intervistë për “Klan”, Valdrin Pjetri ka folur për herë të parë, duke sqaruar se ishte avokatja italiane ajo që i sugjeroi që të pranonte akuzën për posedim kanabisi, në mënyrë që çështja të mbyllej sa më shpejt.

 

“Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”.

Po ashtu, ai nxjerr edhe dokumentin ku pretendon se sipas Gjykatës nuk kishte asnjë detyrim që të deklaronte dënimin në formularin e dekriminalizimit, që edhe e “dogji” politikisht. Por megjithatë, kur në vend po diskutohet data e re e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Pjetri kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

“Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialistëve,”-tha ai. Duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë shans që të garojë si kandidat i pavarur.