Gabriel Escobar viziton Tiranën 2 ditë para nisjes së fushatës elektorale

Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë.

Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare më datat 11-13 prill. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj

Ndërkohë, nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritet do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur non grata nga SHBA.