Fushë-Krujë/ Makina përplaset me motomjetin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te nënkalimi i Fushë-Krujës. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motomjet dhe drejtusi i kësaj të fundit është lënduar.

I dëmtuati është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.