Furrat e bukës do të jenë hapur vetëm 8 orë nesër

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton  të gjithë qytetarët që furrat në fundjavë do të jenë të hapura vetëm 8 orë nesër, nga 05:00 deri në 13:00, ndërsa pasditen e së shtunës dhe të dielën deri të hënën në mëngjes do të jenë të mbyllura, transmeton Shqiptarja. Vendimi është marrë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë,  sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të  jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00  të drekës, pas kësaj ore  për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur.

Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë  në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë  që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë” thuhet në njoftim.