Furgoni me 3 valixhe largohet nga Konsullata saudite në Stamboll

Stafi i kosullatës ngarkoi 3 valixhe, qese plastike në një furgon në oborrin e Konsullatës saudite në Stamboll

 Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tre valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë, njofton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga skena jashtë konsullatës.

Valixhet dhe qeset e plastikës u ngarkuan në kamionin me dritare dhe me ngjyrë të zezë nga një mjet tjetër ndërsa një burrë brenda konsullatës mbante një kabllo të bardhë i cili gjithashtu hipi në furgon.

Përmbajtja në valixhe dhe qeset plastike mbetet e panjohur, siç ishte edhe identiteti i personit në fjalë.

Konsullata është nën mbikëqyrje të shtuar në kulmin e hetimeve disa ditore rreth rastit të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist në gazetën “The Washington Post”, për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në ndërtesën e konsullatës.

Pas mohimit disa ditorë të çfarëdo njohurie për vendndodhjen e tij, zyrtarët sauditë javën e kaluar pranuan se Khashoggi u vra në një “grindje” në konsullatë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën publikoi gjetjet fillestare të hetimeve të kryera nga Turqia, duke thënë se “vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar”.