Funerali katolik, me lutje myslimane: Zoti i mbrojttë Italinë e italianët

Familjet e 19 prej viktimave të tragjedisë së shkaktuar nga shembja e urës “Morandi” vendosën të merrnin pjesë në funeralin shtetëror, me një meshë të drejtuar nga kryepeshkopi i Genovas, kardinali Angelo Bagnasco.

Mes arkivolëve ishin edhe ato të dy myslimanëve shqiptarëve që jetonin e punonin në Itali. Arkëmortet e tyre u bekuan në fund të shërbesës katolike nga një imam i Genovas, i cili mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve kur iu lut Zotit të “mbronte Italinë dhe italianët”./raporton Top Channel