Fundosja e anijes në Libi, shpëtohen 14 migrantë

Ekipe në terren kanë shpëtuar 14 persona nga anija e cila ishte fundosur me 100 persona në lindje të Tripolit

 Së paku 14 migrantë janë shpëtuar pas fundosjes së anijes me 100 persona në lindje të Tripolit në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i forcave detare, Eyup Kasim, konfirmoi se ekipe në terren kanë shpëtuar 14 persona nga anija e cila ishte fundosur. Ende nuk dihet se prej cilave vende janë migrantët që në mënyrë ilegale tentuan të arrijnë në disa prej vendeve evropiane.

Kasim tha se anija u fundos në bregun lindor të Tripolit. Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare, në Libi gjenden migrantë prej 24 vendeve. Rreth 95 për qind e tyre janë banorë të vendeve afrikane të cilët përmes Mesdheut tentojnë të arrijnë në Evropë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në rrugën e rrezikshme migratore në Mesdhe këtë vit jetën e kanë humbur së paku 785 migrantë.

Flota libiane pohon se vitin e kaluar shpëtuan afër 16.000 migrantë në rrugë.