Fundoset një barkë me emigrantë në Turqi, 5 të vdekur

Barka u fundos në Detin Egje në qarkun Enez, në provincën kufitare turke Edirne

Të paktën pesë persona humbën jetën në fundosjen e një barke me emigrantë të paligjshëm në pjesën veriperëndimore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Barka u fundos në Detin Egje në qarkun Enez, në provincën kufitare turke Edirne.

Roja bregdetare e Turqisë arriti në vendin e fatkeqësisë dhe nxorri nga deti trupat e pesë viktimave.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet, sepse nuk dihet se sa njerëz ishin në barkë.