Fund sezoni i verës, euro forcon pozitat ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane është këmbyer sot me 126.50 lekë, ose 0.09 lekë më shumë se një ditë më parë duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit, kur nisi të zhvlerësohej ndjeshëm.

Forcimi i euros ka lidhje me mbarimin e efekteve sezonale. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit përkojnë me ikjen e emigrantëve dhe uljen e fluksit të turistëve, që ndikon në uljen e ofertës për valutë në treg.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, leku ka humbur pikë sot edhe në këmbim me paundin britanik, frangën zvicerane, dollarin kanadez e jenin japonez.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.69 -0.10
Euro EUR 126.50 +0.09
Poundi Britanik GBP 140.79 +0.11
Franga Zvicerane CHF 112.62 +0.44
Jeni Japonez (100) JPY 98.16 +0.42
Dollari Australian AUD 77.77 -0.37
Dollari Kanadez CAD 82.75 +0.15
Korona Suedeze SEK 11.97 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.92 -0.04
Korona Daneze DKK 16.97 +0.02
SDR SDR 152.06 +0.15
Ari(OZ 1) XAU 130385.61 -515.96
Argjend(OZ 1) XAG 1531.44 -21.10
Juani Kinez (onshore) CNY 15.89 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.87 -0.03
Lira Turke TRY 16.85 +0.27

Burimi: ATSH