Fuat Oktay: Armenia ka kryer krime kundër njerëzimit

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay prononcohet në lidhje me sulmin me raketa të ushtrisë armene ndaj qytetit Gence të Azerbajxhanit...

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay deklaroi se Armenia ka kryer krim kundër njerëzimit.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në median sociale Twitter Oktay tha: “Ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit Armenia mori në shënjestër civilët dhe kreu krim kundër njerëzimit. Komuniteti ndërkombëtar e injoron këtë qëndrim hipokrit dhe bëhet partner në krimet e kryera nga Armenia. Kërkojë mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë dëshmorë”.

Armenia dhe Azerbajxhani gjatë takimeve të mbajtura në Moskë, kryeqytetin e Rusisë kishin marrë vendim për vendosjen e një armëpushimi humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor dhe që do të hynte në fuqi nga ora 12:00 me kohën lokale më 10 tetor.

Ndërkaq si rezultat i sulmeve me raketa të ushtrisë armene ndaj qyteti Gence të Azerbajxhanit ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit në fjalë janë vrarë 9 dhe u plagosën 34 persona.