Fshihet fituesi i tenderit, gjykata vendos sekuestrimin e dokumentacionit në aeroportin e Rinasit

Vazhdojnë përplasjet në aeroportin ndërkombëtar të  Tiranës,i drejtuar nga Constantin von Alvensleben.

Gjykata ka vendosur masën e sekuestros së dokumentacionit mbi tenderin e TIA për shërbimin catering. Shkak është bërë bllokimi I dokumentacionit për shpalljen e kopanisë fituese.

Vazhdojnë përplasjet në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës,i drejtuar nga Constantin von Alvensleben.

Kompania koncesionare e aeroportit ka fshehur fituesin e tenderit të organizuar nga vetë TIA për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije për sallën e biznesit në aeroport duke prodhuar një tjetër konflikt me kompanitë që operojnë në terminal.

Mos shpallja e kompanisë fituese, konkretisht të shoqërisë A&A Airport, dyshohet përmes bllokimit të dokumentacionit ka vënë ne lëvizje gjykatën. Madje kjo e fundit ka urdhëruar sigurimin e dokumentacionit që e shpallte fituese.

Në 10 janar 2020, janë shpallur tenderat për njësitë bar-restorant, dyqane edhe atë për shërbim catering për sallën e biznesit “Business Lounge” në aeroport.

TIA ka njoftuar kompanitë e përzgjedhura ose jo, përmes një letre të datës 23 prill 2020 por nuk ka bërë asnjë njoftim për tenderin e shërbimit catering për sallën e biznesit edhe pse dokumentacioni nga kompanitë pjesëmarrëse është dorëzuar përpara tenderave të tjerë, përkatësisht më 24 shkurt 2020

Dyshimet shtohen më tej në kushtet kur rezulton se TIA, përmes komisionit, kishte vendosur për fituesin e këtij tenderi që në datën 16 prill 2020, ndërkohë që nuk e njoftonte fituesin siç bëri me tenderat e tjerë për njësitë bar-restorant edhe dyqane.

Në këto rrethana, kompania A&A Airport, pjesëmarrëse në këtë tender, i drejtohet gjykatës me kërkesëpadi të datës 5 qershor, duke i kërkuar sigurimin e procesverbalit të vlerësimit në lidhje me këtë tender.

Një ditë pas marrjes së njoftimit për sekuestrimin e procesverbalit si provë, TIA del me një deklaratë ku shpreh shqetësimin për vendimet.

Në bazë të procesverbalit të siguruar, të firmosur nga komisioni i tenderit, rezulton se kompania A&A Airport ishte fituese e tenderit për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije për sallën e biznesit që në datën 16 prill 2020.

Arsyet se pse TIA e mbajti për një kohë kaq të gjatë të fshehtë fituesin vetëm për këtë tender, duke mos njoftuar kompaninë pavarësisht vlerës së konsiderueshme me buxhet prej 216.000 euro në vit, mbeten të paqarta, por nuk ka dyshim se nuk janë as profesionale, as etike dhe aq më pak ligjore. /OraNews