Francë, Legjioni i Nderit për kampionët e botës

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të marrin pjesë rreth 3.000 persona, nga të cilët 1.000 futbollistë të rinj nga klubet e ndryshme të vendit

Futbollistët e kombëtares së Francës në futboll, do të marrin çmimin “Legjioni i Nderit”, që është çmimi më i lartë shtetëtor, thuhet në një njoftim të Zyrës së presidentit të këtij vendi, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akoma nuk dihet data e saktë në të cilën futbollistëve francezë të cilët sollën kupën e botës për herë të dytë në Francë, do t’u ndahet kjo mirënjohje, megjithatë dihet se në ceremoninë e ndarjes do të marrin pjesë rreth 3.000 persona, nga të cilët 1.000 futbollistë të rinj nga klubet e ndryshme të vendit.