Franca zgjat masat kundër Covid-19 deri më 11 Maj

Ndërkohë numri i rasteve nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 133 mijë, ndërsa 14 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një zgjatje të bllokimit të masave në vend, kufizime këto që do të mbahen në fuqi deri më 11 maj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epidemia e koronavirusit në Francë po tregon shenja të ngadalësimit.

“Shpresa po kthehet, mirëpo asgjë nuk është e sigurt”, tha Macron.

Ndërkohë numri i rasteve nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 133 mijë, ndërsa 14 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Ndryshe nga Franca raportohet se disa vende po konsiderojnë heqjen e kufizimeve të distancimit shoqëror, mirëpo kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi që të mos e bëjnë këtë derisa të “zhvillohen masat e duhura të shëndetit publik” për të paktën një vit.

Ai më tutja ka deklaruar se vetëm një vaksinë efektive kundër koronavirusit mund të “ndërpresë plotësisht transmetimin” e sëmundjes në të gjithë botën.